75 Mall Live Search
11:41 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / L K

Mbrojtësi i Liverpoolit kafshohet në qafë nga sulmuesi malazias (Pamje)

Federata Angleze e Futbollit po heton aktualisht mbrojtësin e majtë të Blackburn Rovers, Owen Beck dhe sulmuesin e Preston North End, Milutin Osmajić .

Arsyeja është vërtet e pabesueshme. Beck shprehet se sulmuesi malazias e ka kafshuar në qafë gjatë ndeshjes së Kampionatit… dhe duke gjykuar nga video që qarkullon në rrjetet sociale, fjalët e tij mund të vërtetohen lehtë.

Momenti ndodhi në minutën e 87-të të ndeshjes pasi Beck, i cili është i huazuar te Blackburn nga Liverpool, goditi lojtarin rival Duane Holmes në përpjekje për të larguar topin.

Beck u pa duke i thënë ndihmësgjyqtarit Matthew Jones se malaziasi e kafshoi dhe u përpoq t’i tregonte qafën./Indeksonline/