75 Mall Live Search
13:40 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / S Z

Inspektorati aksion në tregun e Prishtinës, gjoba e konfiskime për shitësit e pandërgjegjshëm

Inspektorati i kryeqytetit ka ndërmarrë sot një aksion në tregun e Prishtinës.

E në këtë aksion janë marrë masa ndaj sjelljes së pandërgjegjshme të disa prej shitësve në treg, si gjoba dhe konfiskim i mallit.

E ekipit të Inspektoratit të kryeqytetit në këtë aksion i është bashkuar dhe drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë, Florian Dushi.

Ndryshe, aksione të tilla nga inspektorati, janë paralajmëruar dhe për në ditët në vijim.

“Përsëri aksion në tregun e kryeqytetit!  Ndërhyrje të reja, gjoba dhe konfiskim për të pamundësuar sjelljen e pandërgjegjshme të disa prej shitësve aty! Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e iInspektoratit.