Vazhdon shkatërrimi i lumenjve, policia i zë në flagrancë dy shoferë kamioni (Foto)

Policia e trafikut gjatë patrullimit në fshatin Landovicë të Prizrenit ka hasur në dy kamionë duke bërë transportimin e zhavorrit në mënyrë të kundërligjshëm nga lumi “Drini i Bardhë”.
“Kamionët të ngarkuar me zhavorr i drejtonin vozitësit: G.K. (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar shqiptar) dhe R.SH. (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar shqiptar),. Në lidhje me këtë është njoftuar Stacioni Policor Prizren- VERI, ku njësitet përkatëse policore në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe në konsultim me Prokurorin Kujdestar, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore dhe nga të dyshuarit kanë konfiskuar mjetet transportuese (kamionët)”, thuhet në komunikatën e policisë rajonale.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit” dhe shfrytëzim i paautorizuar i zhavorrit në lumin “Drini i Bardhë”. Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor në Prizren./IndeksOnline/

