“Muri” ndaj Cityt, Arteta përmend përjashtimin e Xhakës

Mikel Arteta është arsyetuar për kthimin në mbrojtje te skuadrës në ndeshjen ndaj Cityt në pjesën e dytë. Trajneri i Arsenalit ka kujtuar ndeshjen kur Xhaka ishte përjashtuar tre sezone më parë. “Është normale mënyra se si kemi vendosur të luajmë në pjesën e dytë.
Fatkeqësisht ne kemi qenë në të njëjtën situatë në të kaluarën… një ishte me Granit Xhakën dhe sa humbëm? 5-0. Më mirë të mësojmë”, ka thënë Arteta./Indeksonline/