75 Mall Live Search
15:08 / E Martë, 24 Shtator 2024 / L K

A do të transferoi Barcelona portier të ri? Flet Hansi Flick

“Barcelona po analizon situatën në treg, por pa emergjenca”, kjo ishte përgjigja e Hansi Flick para mediave për zëvëndesuesin e mundshëm të Ter Stegen.

Trajneri gjerman ka thënë se portieri i dytë ka punuar shumë për të qenë titullar.

“Iñaki po bën shumë mirë, edhe në parasezon. Ai ka punuar shumë për të qenë këtu. Ai është i përqendruar dhe i përgatitur për të luajtur. Ne kemi besim në të” ka thënë Flick.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne do të flasim me De la Fuente, i cili ka trajnuar portierë të klasit botëror për shumë vite. Ai do të jetë personi i parë që flas të” ka thënë poashtu Flick./Indeksonline/