“Faleminderit për mbështetjen”, Ter Stegen me mesazh pas lëndimit: Ndihem i fortë, më duhet të fokusohem…!

Poriteri i Kombëtares së Gjermanisë, Ter Stegen pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit me Barcelonën duke humbur kështu sezonin e plotë.
Përmes një letre, portieri gjerman ka falënderuar të gjithë ata që e mbështeten, duke nisur nga tifozët e Barcelonës, rivalët dhe shokët e tij, shkruan Indeksonline
“Ndihem shumë falënderues nga gjithë tifozët e Barcelonës, bashkëlojtarët, rivalët, klubet dhe gjithë shokët që më mbështetët dhe që treguar dashuri për mua qysh nga dita e dielë. Dua t’i falënderoj edhe tifozët e Villarrealit për respektin që shfaqen në stadium, do të thotë shumë për mua. Ndihem pozitiv dhe i fortë, tani duhet të fokusohem në rikthimin tim”, shkruhet në letren e portierit të Barcelonës
Kujtojmë që Ter Stegen ka lënduar gjurin e tij të djathtë dhe pritet t’i mungojë Gjermanisë dhe Barçës deri në mes të vitit të ardhshëm./Indeksonline/