75 Mall Live Search
12:45 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / L K

Osmani në New York, takon presidentin e Mauritanisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.

“Në New York e falënderova presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës.

Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si edhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani