75 Mall Live Search
16:21 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / Gj. Sh

Ten Hag me fjalë të mëdha për Mazraoui: Është më i mirë se sa kur ishte në Ajax

Noussair Mazraoui ishte një nga transferimet e afatit kalimtar veror te Manchester United.

Transferimi i marokenit nga Bayer Munchen i kishte kuashtuar ”Djajve të kuq”, plot 20 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

Ishte dëshira e trajnerit Erik Ten Hag që Manchester United ta transferonte Mazraoui, pasi e njihte mirë edhe sa ishin së bashku te Ajaxi.

Holandezi tha se ai është përmirësuar dhe tani është lojtar më i mirë se sa kur luante te Ajax.

“Ai tani është edhe një lojtar më i mirë se sa e kisha në Ajax. Zhvillimi i tij si lojtar dhe si person është i jashtëzakonshëm dhe mbresëlënës. Kështu që shpresoj që ai ta vazhdojë këtë proces”, ka deklaruar Ten Hag./IndeksOnline/