75 Mall Live Search
16:55 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / S Z

Osmani takon ambasadorin Carpenter, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit dhe tejkalimin e sfidave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë.

“Mirënjohëse për takimin e radhës me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, ku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-ShBA në tejkalimin me sukses të sfidave të përbashkëta”, ka shkruar Presidentja Osmani./Indeksonline/