Kurti në New York takon drejtoreshën e FMN-së, i flet për rritjen ekonomike të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në New York e ka zhvilluar një takim me Kristalina Georgieva, drejtoresh menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Me anë të një shkrimi në platformën X, Kurti ka theksuar se e ka falënderuar Georgievën për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e ekonomisë së Kosovës, si dhe ka treguar për temat që diskutuan.
“Ne patëm një diskutim produktiv të fokusuar në rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe nxitjen e investimeve në agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm të gjelbër të Kosovës”, ka thënë Kurti.
“Patëm një diskutim produktiv të përqëndruar në rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe nxitjen e investimeve në axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm të gjelbër të Kosovës. E falënderova MD Georgieva për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e ekonomisë sonë”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Excellent meeting with International Monetary Fund Managing Director @KGeorgieva on the sidelines of #UNGA79. We had a productive discussion focused on economic growth, financial stability, and fostering investments in 🇽🇰’s sustainable green development agenda. I thanked MD… pic.twitter.com/itEQI3XlLw
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2024