75 Mall Live Search
21:56 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / S Z

Tre të lënduar në aksidentin zinxhiror në Fushë Kosovë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës,  Flora Ahmeti ka thënë për “ Indeksonline” se aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:30. Ndërsa me rastin po merret hetuesia nga trafiku rrugor.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.