Manchester United nuk e ka vendin në Evropë, ndalet nga Twente

Manchester United nuk e ka nisur si duhet sezonin në Europa League.
Ish-skuadra e Erik Ten Hag, Twente arriti të marr një pikë në stadiumin ”Old Trafford”, shkruan IndeksOnline.
Rezultati përfundimtar ishte 1-1.
Manchester United shkoi në pushim me epërsi 1-0, me golin e Christian Eriksenit, në minutën e 35-të.
Por Twente arriti ta barazonte rezultatin me Sam Lammers, në minutën e 68-të./IndeksOnline/