75 Mall Live Search
22:58 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / Gj. Sh

Liverpuli me një ”pesëshe n’kajmak” ndaj West Hamit, kalon tutje në Carabo Cup

Liverpuli e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Carabao Cup.

”Redast” shënuan fitore bindëse ndaj West Hamit, me rezultat 5-1, shkruan IndeksOnline.

Një autogol nga Quansah, i dha epërsinë skuadrës londineze në minutën e 21-të.

Gëzimi i tyre zgjati veq katër minuta, pasi Diogo Jota barazoi shifrat në 1-1.

Portugezi shënoi golin e dytë persnal në minutën e 49-të dhe e kaloi Liverpulin në epërsi.

Mohamed Salah ngriti epërsinë në minutën e 74-të, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Në fund, Liverpuli shënoi edhe dy gola të shpejtë, ku golashenues ishte sulmuesi holnadez, Cody Gakpo, në 90′ dhe 90+3′./IndeksOnline/