75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / MSH

Pacolli sfidon Kurtin, plot takime në New York

Përveç Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, në New York është duke qëndruar edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli.

Ai ka realizuar një sërë takimesh, përfshirë atë me ministrin e Jashtëm të Gambisë, kryeministrin Edi Rama, liderë afrikanë, zëvendëssekretaren e OKB-së, ministrin për Investime të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe ka darkuar me familjarët e Donald Trumpit.

Ky është njoftimi i tij në Facebook:

Dje në New York pata disa  takime: 

– Në mëngjes pata një takim miqësor me  Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, z. Tangara. 

– Pasdite isha në një takim konsultativ me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

– Isha i ftuar si mysafir në Eventin “Unstoppable Africa” të organizuar nga Zëvendës Sekretarja e Kombeve të Bashkuara, znj. Amina Muhamed. 

– Në margjinat e këtij eventi u takova me shumë liderë afrikanë, miq të mi. 

– Takim me znj. Amina Muhamed, Zëvendës Sekretare e OKB-së. 

– Takim me Ministrin për Investime të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe. 

– Darkë me familjarët e ish-presidentit Trump.