Avokati i Diddy-t shpjegoi pse reperi mbante 1000 shishe vaj bebesh

Pas arrestimit të reperit Sean Diddy Combs, dolën në pah detajet e festave të tij të egra, ku u panë shumë fytyra të famshme, si Paris Hilton, Ashton Kutcher , Leonardo DiCaprio, Khloe Kardashian , Jennifer Lopez, Beyonce e të tjerë.
Para arrestimit, policia bastisi shtëpitë e tij në mars dhe sekuestroi më shumë se 1000 shishe vaj për fëmijë dhe lubrifikantë dhe shumë po pyesin pse reperi mbante një sasi të tillë në shtëpitë e tij, transmeton Indeksonline.

Avokati i tij, Marc Agnifilo, u përpoq të shpjegonte për New York Post pse reperi kishte një sasi të madhe vaji për fëmijë në pallatet e tij në Los Angeles dhe Miami.
“Ne nuk mund të bëhemi aq naivë sa të mendojmë se seksi është një gjë e keqe”
“Unë nuk mendoj se ishin 1000. Unë mendoj se ishin shumë. Dua të them, Costco është pikërisht në rrugë. Unë mendoj se amerikanët blejnë me shumicë, kjo është një gjë e njohur,” tha ai.
“Dhe ju e dini se këta janë të rritur dhe bëjnë atë që bëjnë të rriturit me pëlqim, e dini, ne nuk mund të bëhemi aq naivë sa të mendojmë se seksi është një gjë e keqe, sepse nëse do të ishte, nuk do të ndodhte”, shtoi ai./Indeksonline/
