75 Mall Live Search
15:49 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / G T

Real Madridit i kthehet ylli i mesfushës para derbit ndaj Atleticos

Një lajm i mirë për Carlo Ancelottin vjen para derbit me Atletico Madrid. Eduardo Camavinga është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit.

Francezi i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës, me lojtarin që ka hedhur prapa krhëve dëmtimin. Lideri i “Los Blancos” ka zhvilluar të plotë stërvitje me grupin tjetër të lojtarëve dhe sigurisht që diçka e tillë ka gëzuar pa masë edhe Ancelottin.

Italiani tashmë për derbin e Madridit do të ketë një “armë” më shumë dhe mundësi zgjedhje të më të mirëve për formacionin. Kujtojmë se derbi mes Atletico Madrid dhe Real Madrid do të luhet ditën e dielë në orën 21:00 në “Metropolitano Stadium”.