Nuk kanë të ndalur takimet e Osmanit në New York, takon homologun e saj nga Guinea Bissau

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon takimet në New York.
Kësaj radhe u takua me Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló, përcjell IndeksOnline.
Osmani tha se ndjehet mirënjohëse ndaj Presidentit Embaló për mbështetjen e palëkundur.
Postimi i plotë:
Në selinë e Kombeve të Bashkuara, kisha kënaqësinë ta takoj Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló.
Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, si dhe për ta forcuar tutje pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Mirënjohëse ndaj Presidentit Embaló për mbështetjen e palëkundur.