Ekskluzive/ Tri parcela me bimë narkotike, ja pamjet

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zbuluar sot sasinë më të madhe të kanabisit në fshatin Kliçinë të Pejës, ku janë sekuestruar mbi 1 ton drogë e që kapë vlerën e rreth 5 milionë euro.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë e personi i arrestuar për këtë rast është Aleks Gerbi nga Shqipëria.
Sekuestrimin e kësaj drogë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë Themelorë në Pejë, ku është shprehur se aksioni i antidrogës është më i madhi i ndodhur pasluftës në Kosovë.
Indeksonline ka sjellur pamje nga vendi i ngjarjes, ku vërheën tri parcelat me bimë narkotike ku nuk i shihet fundi./Indeksonline/


