Rikthimi i 18-vjeçares me shami në mësim, Agusholli: Sot u erdhi fundi padrejtësive

Një 18-vjeçare është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.
Deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, përmes një postimi në facebook njoftoi se nga e dita e hënë A.D. do të vazhdoj mësimin.
“Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim!”, ka shkruar ai.
Agusholli ka falendëruar Ministrinë e Arsimit për këtë vendim të drejtë, dukë shtuar që raste të tilla mos të përsëriten më./Indeksonline/