Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve Ballkani – Ferizaji dhe Dukagjini – Drita

Kanë përfundaur pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi, Ballkani ka shkuar në pushim në epërsi ndaj Ferizajit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Sunday Adetunji në minutën e 9-të dhe Giovani Riberio 36′, shënuan golat për skuadrën e Ballkanit.
Në ndeshjen tjetër, pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Dritës, ka përfunduar me barazim 0-0./IndeksOnline/