75 Mall Live Search
00:39 / E Diele, 29 Shtator 2024 / MSH

Shpërthim i fuqishëm në veri

Një granatë dore raportohet të jetë hedhur në veri të vendit.

Burime të IndeksOnline pohojnë se shpërthimi ka ndodhur në Zveçan, më saktësisht në afërsi të një pompe derivatesh, e hapur së fundmi në atë zonë.

IndeksOnline raporton se, si pasojë e shpërthimit, tri vetura kanë pësuar dëmtime.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident.

Dëme janë shkaktuar në objektet shoqëruese të pompës, teksa njësite relevante të Policisë së Kosovës kanë nisur hetimet.

Objekti është rrethuar me shirit të Policisë, teksa akoma nuk dihen motivet e këtij sulmi./IndeksOnline/