75 Mall Live Search
20:50 / E Diele, 29 Shtator 2024 / G T

Nga spitali me shtrat në stadium, tifozi i Betisit shijon fitoren në La Liga

Skuadra e Real Betis shënoi një fitore minimale 1:0 ndaj Espanyolit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Në tribuna ishte edhe një tifoz i veçantë, shkruan Indeksonline

Një burrë në moshë, kishte shkuar në stadium me shtratin e tij nga spitali, që sigurisht ishte i shoqëruar nga familjarët e tij.

Ndoshta ishte dëshira e tij e fundit, pasi gjendja e tij shëndetësore dukej e rënduar.

Skuadra e tij e zemrës arriti fitore minimale 1:0 me golin e shënuar nga mesfushori argjentinas, Lo Celso në minutën e 85’të./Indeksonline/