I dyshuari hyn në shtëpi dhe i sulmon fizikisht dy viktimat për t’i grabitur, policia po heton rastin në Graçanicë

Një rast i “Vjedhjes grabitqare në tentativë” është raportuar në Graçanicë.
Një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se në shtëpinë e tyre ka hyrë një person i maskuar, që dyshohet se i ka sulmuar duke u kërkuar para dhe i njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.