75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / mp

Komuna do t’i lirojë nga pagesa e “Trafikut Urban” invalidët e luftës së UÇK-së

Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Prishtinës.

Lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024.

Obligohen organet drejtuese të NPL “Trafiku Urban” SH.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe fillon të zbatohet nga data e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi.

Arsyetim

Ky vendim merret sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës tonë çlirimtare.