Kushtet si në shkollat evropiane, nis në “Xhemail Mustafa” në Prishtinë mësimi tërëditor (Video)

Nga sot në shkollën ‘’Xhemajl Mustafa’’ në Prishtinë nis mësimi tërditor. Në këtë shkollë tashmë është edhe kuzhina ku nxënësit do të ushqehen me ushqime të llojllojshme.
Po ashtu në këtë shkollë janë bërë edhe investime të tjera në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në komunën e Prishtinës.
Ekipi e Indeksonline ka qëndruar në shkollë ku ka parë investimet e bëra së fundmi.
Drejtoresha e shkollës, Vjollca Jupolli, ka dhënë detaje lidhur me investimet që janë realizuar e pritet të realizohen gjatë vitit shkollor 2024/25.