75 Mall Live Search
14:41 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / L K

Vdekja misterioze e Jetonit, nëna kërkon drejtësi, përplasje në sallën e gjykimit

Historia e vdekjes së Jeton Temajt vazhdon të jetë misterioze.

Kjo pasi shokët e tij, të cilët ishin me të në momentet kritike, insistojnë se ai u rrëzua nga vetura ku, si pasojë e plagëve, ndërroi jetë.

Sot ka filluar procesi gjyqësor ku nëna e Jetonit të ndjerë, Kumrija kërkon drejtësi për djalin e saj.

Në sallën e gjykimit kishte përplasje verbale midis prokurorit dhe avokatit të palës së akuzuar.

“Shyqyr që ke dalë në pension”, ishte një nga frazat që prokurori i ka thënë avokatit në fjalë.

Nëna e tij, e cila mbështetet në përgjigjen që dha mjekësia ligjore, pretendon që shokët e tij e goditën atë./Indeksonline/