20 raste të dhunës në familje gjatë shtatorit në rajonin e Ferizajt

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë muajit shtator-2024 janë raportuar 20 raste të dhunës në familje, prej tyre:
– në Ferizaj, 13 raste
– në Shtime, 6 raste
– në Kaçanik, 1 rast
Ndërsa në muajin shtator të vitit 2023 janë raportuar 27 raste të dhunës në familje, apo – 26 % zbritje të rasteve.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon te qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.