Frank Lampard për dyshen Gabriel – Saliba: Ende s’kanë fituar asgjë, mos i krahasoni me Terryn dhe Carvalhon

Skuadra e Arsenalit mposhti me rezultatin 2:0 ekipin nga Franca, Paris Saint-Germain, në ndeshjen e raundit të dytë në Ligën Kampionëve.
Në emisionin “Amazon Prime” ishte i ftuar legjenda e futbollit anglez, Frank Lampard i cili analizoi këtë takim të zhvilluar në “Emirates”, shkruan Indeksonline
Lampard mori edhe një pyetje në lidhje me dyshen e mbrojtes te “Topçinjtë”, Gabriel dhe Saliba. U pyet nëse kjo dyshe mund të krahasohet me mbrojtjen e suksesshme të Chelseat para disa vjetëve, John Terry dhe Ricardo Carvalho.
“Jo. Ende jo. Ndoshta nëse fitojnë dy ose tre Premier League dhe një Champions League, ju mund t’i krahasoni”, u shpreh Frank Lampard
Gabriel dhe Saliba po kanë sukses me Arsenalin në dy sezone, por siç e tha Lampard kjo dyshe duhet të fitojë diçka për t’i krahasuar me legjendat e Bluve të Londrës./Indeksonline/
Frank Lampard was quick to shut down any comparisons with his former teammates! 😳#Arsenal #Chelsea pic.twitter.com/C68wvpYqUp
— DR Sports (@drsportsmedia) October 2, 2024