Arrestohet politikani serb Aleksandër Arsenijeviq

Në veri të Mitrovicës është arrestuar politikani serb Aleksander Arsenijeviq.
Bashkë me të u arrestua edhe një shqiptar.
Lajmi u konfirmua edhe nga zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, arsye për arrestimin e tyre është prishja e rendit dhe qetësisë publike, shkruan IndeksOnline.
“Është arrestuar politikani serb Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, deklaroi Elshani.
IndeksOnline ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit: