Adriana Matoshi: Ushqimi i FSK-së është i mirë, s’ka me kalu rrena përballë të vërtetës

Për telashet e FSK-së rreth ushqimit, së fundmi ka reaguar edhe aktorja dhe njëherit deputetja nga radhët e VV-së, Adriana Matoshi.
“Ushqimi asht i mirë, e aty punojnë njerëz të ndershëm e ushtarë që jetojnë me këtë realitet cdo ditë. Po cka po i ban këto rrena të kota asht fakti që gjithkush që është aty e din të vërteten”, ka shkruar mes tjerash ajo, transmeton IndeksOnline.
Reagimi i saj i plotë:

Kujtojmë se problemi me ushqimin e ushtarëve të Kosovës është krijuar pasi kontrata për tenderin e fudnit të shpallur, ende s’është nënshkruar.
Rrjedhimisht, kjo kontratë ende nuk ka filluar të zbatohet.
Shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së, marrë parasysh problemin me tenderin për furnizim.
Improvizimi është bërë duke angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazermat për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.