Aston Villa ia shkakton humbjen e parë sezonale Bayrernit

Bayern Munich e ka pësuar humbjen e parë sezonale.
Në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, skuadra gjermane u mposht në udhëtim te Aston Villa, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Jhon Duran në minutën e 79-të.
Aston Villa ka dy fitore nga dy ndeshje, ndërsa Bayern Munich ka një fitore dhe një humbje./IndeksOnline/