75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / S Z

Shpërthim në Zubin Potok, zjarri përfshin një ndërtesë të papërfunduar

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok rreth orës 23:30, ku zjarri më pas ka përfshirë një ndërtesë të papërfunduar dhe të pabanuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka konfirmuar për Indeksonline se ekipet e zjarrfikësve dhe policisë ishin dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes për të kontrolluar situatën dhe për të siguruar perimetrin e zonës.

“Nuk e dijmë ende se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin,” ka deklaruar Elshani, duke theksuar se hetimet janë në fazë fillestare.