75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / k.v

Ndërtimi i Qendrës multifunksionale, një hapësirë moderne për të rinjtë llapjanë (Foto)

Me një ritëm të shpejtë po zhvillohen punimet për ndërtimin e Qendrës multifunksionale në Podujevë, transmeton IndeksOnline.

Kjo ndërtesë do të shërbejë si një hapësirë moderne për të rinjtë, duke përfshirë katër salla multifunksionale, një amfiteatër, hapësira për ngjarje publike, një sallë mbledhjesh, hapësira për administratë dhe depo.

Projekti, që shtrihet në një sipërfaqe prej 1,400 metrash katrorë, synon të krijojë një qendër që do të ofrojë mundësi për aktivitete kulturore, edukative dhe sociale, duke sjell një ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve.

Kjo qendër pritet të bëhet një pikë kyç për organizimin e ngjarjeve të ndryshme dhe mbështetjen e zhvillimit të komunitetit në Podujevë./IndeksOnline/