75 Mall Live Search
20:56 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / L K

Bashkohet PDK në Drenas, pjesë e shtabit Lladrovci, Shala, Demaku, Hoxha…

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Drenas ka formuar shtabin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme, me Ramiz Lladrovcin si shef të tij.

Në listën e anëtarëve të shtabit përfshihen edhe deputeti Ferat Shala, Fadil Demaku dhe Sejdi Hoxha.

Lladrovci u zotua për një fushatë të fortë, duke synuar fitore në zgjedhjet që po afrojnë.

Postimi i Lladrovcit:

Dega e PDK-së në Drenas të bashkuar si asnjëherë më parë!

Në mbledhjen e kryesisë së Degës, strukturave dhe nëndegëve, në pajtim me Statutin e PDK-së, trajtuam katër pika të rendit të ditës.

Njëzëri, të gjitha propozimet nga listat u aprovuan, pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim. U themelua Shtabi zgjedhor i Degës, u themeluan shtabet e nëndegëve dhe emëruan koordinatorët nga dega për nëndegë.

Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së që u zgjodh njëzëri, në mbledhjen e strukturave të Degës së PDK-së, ka këtë përbërje:

Ramiz Lladrovci, Shef i Shtabit;

Milaim Hajdari, Zv/Shef i Shtabit;

Laurita Muhadri,  Udhëheqës i Sektorit për Agjendë dhe Organizimin e Takimeve;

Muhamet Gjoka, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim elektoral dhe shtabe të nëndegëve ;

Laureta Thaqi, Udhëheqës i Sektorit për Media;

Erlind Krasniqi, Udhëheqës i Sektorit për Rrjete Sociale;

Ferat Shala, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me Zyrtarët e Institucioneve;

Fadil Demaku,  Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me grupet e interesit (bizneset, sindikatat, komuniteti fetar;

Petrit Sinani, Udhëheqës i Sektorit për Financa;

Arben Shala, Udhëheqës i Sektorit për Komisionerë dhe Vëzhgues;

Sejdi Hoxha, Udhëheqës i Sektorit për Trajnim;

Bekim Lestrani, Udhëheqës i Sektorit për Ankesa;

Lumnie Krapi, Udhëheqëse e Sektorit për Koordinim të Gruas;

Dion Hajdari, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim të Rinisë;

Petrit Hajdari, Udhëheqës i Sektorit për Koordinim me Diasporë;

Petrit Gashi, Udhëheqës i Sektorit për koordinim me organizatat e dala nga UÇK;

Haxhi Xhemajli,  Udhëheqës i Sektorit për Logjistikë.

Ndërsa anëtarë të Shtabit (sipas rendit alfabetik), janë:

Agnesë Bucolli; Albulena Saliuku; Anita Avdullahu; Arian Krasniqi; Arigon Sinani; Arsim Haxhiu; Aurora Berisha; Avni Gjoka; Besian Murtezaj; Blerina Gashi; Bujar Dervishi; Driton Pecani; Endrit Gllareva; Enkela Dema; Fatmir Baliu; Fejzi Kiqina; Gani Krasniqi; Hamit Haxhiu; Hamit Kastrati; Kimete Qorri; Kosovare Karaxha; Kushtrim Bajraktari; Labinot Halilaj; Malsore Cakiqi; Manushaqe Mulaku; Mirlinda Dvorani; Nazmi Hasi; Nexhmedin Gruda; Përparim Shala; Qëndrim Mulaj; Selman Qallapeku; Shiqiri Bujupi; Valentina Leku-Gashi; Zeqir Hasi.

Në mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e Kryesisë së degës dhe nëndegëve, me arsye munguan disa anëtarë kryesie dhe kryetarë të nëndegëve.

Ky votim unanim në Drenas, është mesazhi ynë për zgjedhjet nacionale, është hapi ynë i parë drejt fitores.

Më 9 shkurt, Bedri Hamza është zgjedhja jonë, është rikthim i Kosovës në gjirin e miqve, me raporte të shkëlqyera me Shqipërinë, Amerikën dhe BE-në.

Organizimi ynë për fitore i dedikohet edhe udhëheqësve tanë, heronjve tanë, Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe të tjerëve që do ta kenë përkrahjen e plotë të shtetit.

Faleminderoj të gjithë aktivistët e simpatizantët dhe përkrahësit pa dallim, duke i siguruar se uniteti ynë, si asnjëherë më parë, është dëshmi për fitoren e PDK-së me Bedri Hamzën kryeministër.

Gjatë debatit, në pikën e rendit të ditës të ndryshme, vlerësova përkushtimin e secilit, duke theksuar se çdo votë e sjell fitoren.

Po ashtu, bëra ftesë për plotësim të propozimeve apo ndryshimeve për përbërjen e shtabeve në nëndegë, si dhe i ftova nëse dikush dëshiron të kandidojë për zgjedhjet nacionale. Bastioni i PDK-së, ka unitet dhe i inkurajova se kandidatët për deputetë të degës tonë, do ta kenë përkrahjen maksimale.

Fitorja është fjala jonë!