75 Mall Live Search
08:51 / E Premte, 04 Tetor 2024 / G T

Në terren tejet të vështirë u zhvillua dje ndeshja midis Lazio-s dhe Nice-s

Skuadra e Lazios shënoi fitore në ndeshjen e raundit të dytë në UEFA Europa League, duke mposhtur 4:1 Nice-n nga Ligue 1.

Kjo ndeshje u zhvillua në teren tejet të vështirë, shkruan Indeksonline

Në stadiumin “Olympico” në Romë fusha ishte e mbushur me ujë, për shkak të reshjeve të pandalura të shiut.

Edhe pse tereni ishte i vështirë, gjyqtari e lejoi që ndeshja të zhvillohej deri në minutat e fundit.

Golat të skuadra italiane i shënoi: Pedro, Castellanos (2) dhe Zaccargni./Indeksonline/