75 Mall Live Search
22:38 / E Premte, 04 Tetor 2024 / Gj. Sh

Simboli ekstremist që e pezulloi Demiral nga “EURO 2024”, shndërrohet në statujë në Turqi

Në Europianin që u mbajt këtë verë, Merih Demiral, një prej futbollistëve kyç të Turqisë, u penalizua me suspendim për dy ndeshje, për shkak të festimit që bëri pasi shënoi gol ndaj Austrisë.

Demiral festoi duke bërë simbolin e ujkut gri, të grupit ultra-nacionalist turk, shkruan IndeksOnline.

Gjesti i Demiral është konsideruar si ekstremist nga UEFA, e cila edhe e suspendoi Demiralin, për shkak të mesazheve ekstremiste politike që ky simbol dhe ky grup i përçon.

Megjithatë, për turqit, Demiral ka qenë një përfaqësues i denjë.

Aq, i denjë, saqë sot edhe e zbuluan shtatoren, ku në të shfaqet Demiral, i shkrirë në bronz, me festimin e tij që bëri në “EURO 2024”.

Statuja u zbulua në qytetin turk, Bolu, shkruan IndeksOnline.

Punimi i kësaj statuje u porosit nga kryebashkiaku i qytetit, Tanju Özcan.

Kjo statujë tani qëndron në një kryqëzim në qarkun Karaçayır të Turqisë
Image
Ylli turk Merih Demiral