Lajm i mirë për fansat e “The Princess Diaries”, po vjen pjesa e tretë

Një nga filmat më të popullarizuar të viteve 2000, “The Princess Diaries” po rikthehet!
Pas dy pjesëve që kanë korrur suksese të jashtëzakonshme dhe vazhdojnë të shikohen ende, kryeprotagonistja e filmit, Anne Hathaway, konfirmoi se së shpejti do të nisin xhirimet, shkruan IndeksOnline.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i fansave, që kanë nisur pyetjet se a do të jetë në rol kryesor Chris Pine, aktori që mori vëmendje në pjesën e dytë të filmit komedi-romancë.
Pjesa e parë e filmit të njohur u publikua në vitin 2001, ndërkaq e dyta 3 vjet më vonë.
Mbetet të shihet se kur do të pushtojë kinematë pjesa e tretë./Indeksonline/