75 Mall Live Search
18:20 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / MSH

Abdixhiku përvjelë mëngët, mbledh Forumin Rinor para nisjes së kampanjës zgjedhore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Rugovë të Pejës, ku mblodhi të rinjtë e Forumit Rinor të Lidhjes.

Takimi i sotëm i parapriu nisjes së kampanjës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Këta 100 të rinj do të qëndrojnë në secilin qytet e secilin shesh, për t’i ftuar gjithë të rinjtë e të rejat e tjera të angazhohen jo vetëm në një përvojë interesante nga tash e deri në shkurt, por dhe në rrugën tonë të re pas shkurtit!” u shpreh Abdixhiku.

Ai tha se kjo lidhje po nisë me plot pasion e energji, shkruan IndeksOnline.

“Unë tashmë kam shtruar vizionin e një rruge drejt kësaj të ardhme, por këtë rrugë s’mund ta bëjë vet. Ajo i përket të gjithëve,. I përket në veçanti, secilit të ri e secilës së re që mendon ta bëjë vendin tonë të jetueshëm! Prandaj nga sot, ne kemi shtrirë ftesën për bashkim e angazhim rinor vullnetar në secilën anë! Nga sot, ne nisim ta bëjmë rrugën bashkë!” shkroi i pari i LDK-së.

Ky është postimi i plotë i tij:

Me të rinjtë e të rejat e Forumit, qëndrova në Rugovë, në përgatitjet finale para nisjes së kampanjës së madhe të vullnetarizmit për Lidhjen dhe zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këta 100 të rinj do të qëndrojnë në secilin qytet e secilin shesh, për t’i ftuar gjithë të rinjtë e të rejat e tjera të angazhohen jo vetëm në një përvojë interesante nga tash e deri në shkurt, por dhe në rrugën tonë të re pas shkurtit!

Kjo lidhje, po nisë me plot pasion e energji, me plot ëndrra të një gjenerate të re që kupton se e ardhmja nuk pritet por bëhet.

Koha ta bëjmë këtë të ardhme!

Unë tashmë kam shtruar vizionin e një rruge drejt kësaj të ardhme, por këtë rrugë s’mund ta bëjë vet. Ajo i përket të gjithëve,. I përket në veçanti, secilit të ri e secilës së re që mendon ta bëjë vendin tonë të jetueshëm! Prandaj nga sot, ne kemi shtrirë ftesën për bashkim e angazhim rinor vullnetar në secilën anë! Nga sot, ne nisim ta bëjmë rrugën bashkë!