75 Mall Live Search
20:01 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / G T

Mirlind Daku realizon gol për Rubin Kazanin në Rusi

Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar golin e dytë ndaj Akhmat Grozny në javën e 11-të në Premier Leaguen e Rusisë.

Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, shkruan Indeksonline

Daku shënoi gol me kokë në minutat e fundit të ndeshjes pas një asisti nga Kabutov.

Ky ishte goli i gjashtë i Mirlind Dakut në Rusi gjatë këtij sezoni me fanellën e Rubin Kazanit../Indeksonline/