75 Mall Live Search
16:36 / E Diele, 06 Tetor 2024 / Gj. Sh

Krasniqi: Humbja tragjike e tre të rinjve, na ka tronditur të gjithëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij, familjarëve të viktimave në aksidentin fatal në Liqenin e Badocit.

Krasniqi shprehet se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.

Postimi i plotë :

Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve.

Në këto momente të dhembjes së madhe, jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit.

Ngushëllimet më të thella të gjithëve!