75 Mall Live Search
17:53 / E Diele, 06 Tetor 2024 / G T

Nicolas Jackson në telashe, dalin pamjet kur e goditi lojtarin kundërshtar

Skuadra e Chelseat nuk arriti më shumë se një barazim (1:1) ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e javës së shtatë në Premier League.

Në minutat e fundit ndodhi në përleshje e lehtë mes lojtarëve të Bluve të Londrës dhe ekipit kundërshtar, shkruan Indeksonline

Gjyqtari i ndeshjes dha vetëm dy kartonë të verdhë, por pamjet e fundit tregojnë se sulmuesi Nicolas Jackson është në telashe.

Jakson shihet duke e goditur shuplakë lojtarin e Nottinghamit, Morato-n.

Tani mbetët në duart e FA-së për ta përcaktuar një dënim të mundshëm të sulmuesit senegalez./Indeksonline/