Sot ditë zie për Madonnën

Vëllai më i vogël i Madonna-s, Christopher Ciccone, ka vdekur në moshën 63-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Të dy bashkëpunuan gjatë gjithë karrierës së yllit, por përjetuan një përplasje në vitin 2008 me librin e Christopher “Life with My Sister Madonna”, transmeton Indeksonline.

Ai vdiq disa ditë më vonë pasi njerka e tyre vdiq më 24 shtator pas një beteje të shkurtër me kancerin.
Christopher punoi si stilist, artist dhe regjisor./Indeksonline/
