Vetura e godet motoristin në “Taukbahqe”, shpëton për një fije peri

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Taukbahqe” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një motorist.
Nga pamjet të cilat i ka siguruar Indeksonline shihet motoristi i rrëzuar në rrugë pasi që ishte goditur nga makina, por se gjendet jashtë rrezikut për jetën.
E rreth tij shihen disa qytetarë, të cilët i janë ofruar për ndihmë.
Ndryshe në vendngjarje ende nuk ka dalë policia e as ndihma e shpejtë./Indeksonline/