Aksident i rëndë në Shkabaj të Obiliqit, ka të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë ndodhi para pak minutash në Shkabaj të Obiliqit, ku u përplasën tri vetura, transmeton IndeksOnline.
Si rezultat i aksidentit, disa persona kanë marrë lëndime dhe janë parë të lënduar në vendin e ngjarjes.
Një autoambulancë është dërguar në vendin e aksidentit për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Të dhënat e mëtejshme për numrin e të lënduarve dhe gjendjen e tyre do të publikohen pas marrjes së informacionit nga policia./IndeksOnline/