CAS konfirmon reduktimin në 18 muaj të sanksionit të Pogbas

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) konfirmoi këtë të hënë uljen nga 4 vjet në 18 muaj të sanksionit të lojtarit francez të Juventusit, Paul Pogba.
Në arsyetim thuhet se përdorimi i substancës për të cilën ai rezultoi pozitiv për testosteron nuk ishte i qëllimshëm.
Kolegji përgjegjës për çështjen miratoi pjesërisht ankesën e Paul Pogba-s kundër sanksionit 4-vjeçar të vendosur ndaj tij nga agjencia italiane antidoping në shtator 2023 dhe përveç uljes së kohës së skualifikimit, anuloi gjobën prej 5000 euro.
Pogba ka të drejt të rikthehet në stërvitje nga 1 janari ndërsa rikthimi i tij në fushë do të ndodhë vetëm në muajin mars./Indeksonline/