75 Mall Live Search
07:30 / E Martë, 08 Tetor 2024 / AR

Moti sot, temperaturat deri në 23 gradë

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta të nivelit të lartë. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-31 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C.