Rasti Diddy/ Jay-Z dhe Beyonce humbën miliona ndjekës, Vesa Luma ka një “zgjidhje” për ta

Beyonce dhe Jay-Z kanë humbur miliona ndjekës në llogaritë e tyre në Instagram. E gjithë kjo erdhi si “dënim” nga fansat për shkak të lidhjeve të tyre me të dyshuarin, Sean “Diddy” Combs.
E për këtë “humbje” këngëtarja shqiptare Vesa Luma bëri një postim interesant.
Ajo shkroi se po t’ua jepnin numrin “këtyre të taneve” do t’ua bëjnë 3-fshin.
Sigurisht, ky është edhe një “diss” për ata që blejnë ndjekës në këto platforma./Indeksonline/
