75 Mall Live Search
12:34 / E Martë, 08 Tetor 2024 / AR

Familja dhe miqtë e Biankës ndikuan në ndarjen me Kanye-n?

Reperi Kanye West thuhet se është ndarë nga gruaja e tij Bianca Censori javë më parë. Sipas Daily Mail, burime pranë çiftit pohojnë se ata janë “larguar” prej disa kohësh dhe një vizitë e fundit nga familja e saj konfirmoi fundin e romancës së tyre.

“Ata u ndanë pak kohë më parë”, ka treguar burimi. “Bianca filloi ta shikonte lidhjen në një këndvështrim të ri pasi miqtë dhe familja shprehën shqetësimin për mënyrën se si ajo vishej në publik dhe Kanye ndjeu se ajo nuk ishte aq e interesuar për të sa në fillim”, shtuan ata, transmeton Indeksonline.

Sipas TMZ-së, Kanye dhe Bianca kanë pasur mosmarrëveshje për disa kohë dhe kanë planifikuar të bëjnë kërkesë për divorc. “Ajo kaloi pak kohë me familjen dhe pas kësaj u bë ndryshe”, shpjegon burimi, duke shtuar se familja e saj është e shqetësuar për të dhe Bianca nuk mund të anashkalojë më problemet në martesën e saj.

Çifti, të cilët ishin gjithmonë bashkë në publik, nuk ishin parë bashkë prej dy javësh. Kanye ka qenë në një udhëtim në Japoni për një kohë dhe së fundmi është parë në një restorant pa Biankën. Ata u fotografuan së bashku për herë të fundit më 20 shtator në Tokio, dhe më pas Kanye u pa në aeroportin e Hong-Kongut pa të.

Kanye dhe Bianca u martuan në vitin 2022, një muaj pasi u finalizua divorci i tij nga Kim Kardashian. Që atëherë, çifti ka tërhequr vëmendjen kudo që shfaqen, më së shumti për shkak të kombinimeve të modës./Indeksonline/