75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 08 Tetor 2024 / L K

Zogaj njofton se rruga “Nekibe Kelmendi” është drejt fundit

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj njofton se punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi” po vijojnë me intensitet të shtuar.

“Jemi të përkushtuar që të përmbyllim sa me shpejte punimet në rrugën ‘Nekibe Kelmendi’, një projekt që do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për qytetarët e kësaj zone dhe për të gjithë qytetin.

Me përfundimin e saj, kjo rrugë do të ofrojë një çasje më të lehtë, jo vetëm për banorët e lagjes, por për të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë pjesë të Prishtinës.
Ky projekt është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e jetës në kryeqytetin tonë” shkruan Zogaj në njoftim./Indeksonline/