75 Mall Live Search
23:10 / E Martë, 08 Tetor 2024 / MSH

Ish-miss Shqipëria bëhet nënë për herë të parë

Nga Miss Shqipëria 2019 vijnë lajme të bukura.

Klea Bushi është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.

Klea nuk ka zgjedhur ta komunikojë menjëherë ardhjen në jetë të djalit por një muaj pasi një gjë e tillë ka ndodhur.

‘Më shumë se një muaj kaloi që ti erdhe në këtë botë i vogli im. Nuk mund të përshkruaj ndjenjat që kam për ty. Babi Millosh dhe mami të duan pa fund’, është shprehur ajo.

Kjo e shpjegon edhe mungesën e Kleas në rrjete sociale prej afro një viti.